Connect with us

Lajme

Emir Sulejmani në Strimnicë: Ndryshimi është i rëndësishëm për të ruajtur “vakëfet” mos na i shesin

Publikuar

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Zelinës, Emir Sulejmani, zhvilloi një takim të ngrohtë dhe motivues me banorët e fshatit Strimnicë. Të pranishmit shprehën mbështetjen dhe besimin e tyre për një rrugëtim të përbashkët drejt ndryshimit dhe dinjitetit në qeverisjen lokale.

Në fjalën e tij, Emir Sulejmani theksoi se bashkimi, fjala e sinqertë dhe puna konkrete janë vlerat mbi të cilat ndërtohet një e ardhme më e mirë për komunën.

“Çdo takim me njerëzit e Strimnicës është dëshmi se forca jonë buron nga bashkimi, nga fjala e ndershme dhe nga besimi në ndryshim. Strimnica dhe shokët tanë janë pjesë e pandashme e këtij rrugëtimi për një komunë me më shumë dinjitet – me punë e jo me fjalë boshe,” – u shpreh Emir Sulejmani.

NA NDIQ NË FACEBOOK