Bota
E frikshme/ Policia gjen një fetus brenda shishes së qelqit! Ja çfarë thotë autori

Një zbulim i pazakontë dhe shokues ka ndodhur në Greqi, ku policia ka gjetur një fetus njerëzor të ruajtur brenda një shisheje qelqi. Ngjarja u zbulua gjatë një kontrolli në banesën e një ekonomisti në pension në Atikë, i dyshuar për mbajtje të paligjshme të objekteve antike.
Hetimi nisi pas një denoncimi nga Ministria e Kulturës, e cila kishte marrë ankesa se pronari i apartamentit po refuzonte të dorëzonte shtetit antikitete të rëndësisë historike. Me urdhër të prokurorisë, policia kreu kontrollin dhe gjeti dhjetëra objekte që i përkasin trashëgimisë kulturore, duke përfshirë vazo të lashta, libra dhe piktura, të cilat besohet se vijnë nga qytetërimi i Cikladeve.
Megjithatë, gjetja më tronditëse ishte fetusi njerëzor, i vendosur në një shishe qelqi transparente. I arrestuari ka deklaruar se fetusi i ishte trashëguar nga gjyshi i tij, duke pretenduar se nuk kishte asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me mbledhjen e objekteve apo me origjinën e fetusit.
Fetusi do t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjeko-ligjor për të përcaktuar origjinën dhe moshën e tij, ndërsa objektet antike do të transferohen në Muzeun e Naxosit. Pensionisti pritet të dalë para drejtësisë, pasi është paditur për shkelje të ligjit për trashëgiminë kulturore. Pyetja se si dhe pse ky fetus ndodhej në posedimin e tij mbetet një mister.
















