Lajme
Durmishi i përgjigjet Rexhepit: “Tetova mezi merrte frymë nga plehrat”

Ministri dhe shefi i Shtabit në Tetovë, Besar Durmishi, ka reaguar pas deklaratës së kandidatit Bajram Rexhepi, i cili paralajmëroi ndërprerjen e marrëveshjes me kompaninë që menaxhon grumbullimin e mbeturinave në qytet.
“Kështu e katandisën Tetovën këta që sot bëhen ‘merak’. Qyteti mezi merrte frymë nga plehrat,” ka shkruar Durmishi në rrjete sociale, duke publikuar edhe një fotografi ku shihet Tetova e mbuluar nga mbeturinat.
Reagimi i tij vjen në kuadër të debatit politik për mënyrën se si po menaxhohet pastrimi dhe mirëmbajtja e qytetit.















