Lajme
Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali shtrihet në spital

Katër persona janë hospitalizuar nga zjarri në fabrikën e mbetjeve elektronike në Trubarevë, përfshirë edhe drejtorin e Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, përcjell TV21.
“Njëri prej tyre është banor që jeton shumë pranë zjarrit. Njëri është pjesëtar i ARM-së. Njëri është drejtor i QMK-së, që ishte aty, dhe njëri është polic. Fillimisht shfaqeshin marramendje dhe kollë, dhe rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik ishin që nëse qytetarët kanë këto simptoma, të paraqiten menjëherë në Toksikologji”, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Ndëkaq, nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se Ali është në gjendje të mirë shëndetësore.



















