Connect with us

Kosovë

Drejtori i Policisë së Kosovës jep alarmin: Serbia po…

Publikuar

PRISHTINË, KOSOVË — Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se gjatë ditëve të fundit ka pasur shkelje të hapësirës ajrore të vendit nga dronë, të cilët dyshohet se kanë ardhur nga territori i Serbisë. Sipas Hoxhës, këta dronë janë vërejtur duke fluturuar në veri të Kosovës.

“Gjatë ditëve të fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që vijnë nga territori i Serbisë, në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR-in dhe jemi duke e bërë monitorimin se çfarë mund të bëhet,” tha ai.

Hoxha theksoi se kjo situatë është e rrezikshme për sigurinë e kufirit, por garantoi se nuk përbën rrezik për qytetarët. Përgjegjësia për hapësirën ajrore të Kosovës i takon KFOR-it, prandaj Policia e Kosovës ka njoftuar menjëherë forcat paqeruajtëse dhe partnerët ndërkombëtarë.

Deklarata e Hoxhës u konfirmua edhe nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se po hetojnë rastin së bashku me KFOR-in, por nuk dha detaje të tjera.

Advertisement