Connect with us

Shqipëri

Dosja “McGonigal” ndizet sërish! Këta janë emrat e rinj që dridhen në Tiranë

Publikuar

Një lajm tronditës nga Uashingtoni po paralajmëron një “furtunë” politike mbi Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama. Dosja famëkeqe e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, është rikthyer në qendër të vëmendjes, ndërsa hetimet e thelluara të FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë amerikane dyshohet se kanë zbuluar prova të reja që e lidhin Ramën me këtë skandal.

Skandali përmend korrupsion në sektorin e naftës dhe energjisë, si dhe lobime politike me miliona dollarë.

Gazetari amerikan Matt Palumbo deklaroi në “Syri TV” se Rama është i vetëdijshëm se mund të hetohet dhe për këtë arsye ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Sipas Palumbos, korrupsioni i Ramës është i dokumentuar dhe nëse provat dalin në dritë, ai do të përballet me një fund politik të paimagjinueshëm. Palumbo shton se Jared Kushner, dhëndri i Trump, nuk do të ketë ndikim në vendimet e politikës amerikane ndaj Shqipërisë, pasi ai nuk gëzon mbështetjen e bazës së Trump.

Në Tiranë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur të zgjerojë hetimet për dosjen “McGonigal”. Janë marrë në pyetje figura të rëndësishme, si këshilltari i Ramës, Dorjan Duçka, dhe ndërmjetësi i përfolur Agron Neza.

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ka deklaruar prerë se “hetimi është në proces” dhe se “postet nuk na interesojnë, vetëm provat”, duke i dërguar një mesazh të fortë kryeministrit se askush nuk është i paprekshëm.

Burimet nga drejtësia pohojnë se Edi Rama përmendet plot 17 herë në dosjen hetimore të FBI-së, duke e kthyer atë në “subjekt penal”. Dënimi i McGonigal në SHBA pritet ta ekspozojë Ramën në një mënyrë të paprecedentë. Frika e Ramës është se ai mund të bëhet “peshku i madh” që do të zërë rrjeta e drejtësisë shqiptare dhe amerikane.

Në këtë kontekst, fati i Sali Berishës, pavarësisht shpalljes “non-grata”, mund të zbehet përballë asaj që pritet të përballet kryeministri. Gjithsesi, theksohet se çdo person prezumohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Advertisement
Maqedoni7 minutes ago

Labinot Tahiri i del në ndihmë djalit të Shpat Kasapit: Nga çdo dasmë do të ndajë nga 150 euro për Roelin

Shqipëri37 minutes ago

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

Lajme2 hours ago

Kërkesa publike e Bardhyl Mahmutit: PDK-ja të mbështesë propozimet e LV-së për krijimin e institucioneve, me kusht zhbërjen e Speciales

Maqedoni2 hours ago

Komuna e Gostivarit ka ndarë 600 mijë denarë për t’u përballur me epideminë

Maqedoni3 hours ago

Arrestohen shkupjanët që përdhunuan shtetasen serbe

Shqipëri3 hours ago

Tragjike në Kosovë, dy të vdekur dhe dhe tre të plagosur rëndë në aksident

Lajme4 hours ago

Kurti takohet me ambasadorin turk: Turqia, një prej shteteve që Kosova bashkëpunon shumë në mbrojtje e tregti

Maqedoni5 hours ago

Dy kilometërshi i parë i autostradës Shkup – Bllacë, fatal për tre shtetas nga Kosova

Lajme5 hours ago

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me ShBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Shqipëri6 hours ago

Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Lajme7 hours ago

OVL-UÇK dënon fushatën serbe ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kërkon shmangien e udhëtimeve nëpër Serbi

Lajme7 hours ago

Nis asfaltimi i rrugës nga Reçica e Madhe deri te autostrada, Qamili: Banorët e prisnin këtë projekt prej dekadash

NA NDIQ NË FACEBOOK