Shqipëri
Donald Trump trondit Edi Ramën, ja vendimi i fundit

Prej më shumë se dy vitesh, Shqipëria ndodhet pa një ambasador amerikan në Tiranë. Që nga largimi i Yuri Kim në pranverën e vitit 2023, si asnjëherë më parë ambasada vijon të funksionojë vetëm me staf të përkohshëm, ndërsa pasuesi i saj nuk është emëruar ende. Administrata e Donald Trump nuk ka dhënë asnjë sinjal për të plotësuar këtë boshllëk, duke e kthyer situatën në një paralajmërim të qartë politik për qeverinë e Edi Ramës. Në një kohë kur Trump ka nisur të plotësojë përfaqësitë diplomatike amerikane në shumë vende të botës, veçanërisht në shtetet me peshë strategjike dhe ekonomike, Shqipëria mbetet jashtë listës së prioriteteve. Ndryshe nga Shqipëria, në Greqi tashmë ka një emër të përcaktuar.
Ambasadorja e re amerikane në Athinë do të jetë Kimberly Guilfoyle, edhe pse procesi i mbërritjes së saj është zvarritur për shkak të procedurave të ratifikimit në Senat. Vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis u shpreh së fundmi se e shqetëson kjo situatë pasi do të donte që ambasadori i ri të vinte më herët. Në rastin shqiptar, situata është shumë më e rëndë. As nuk ka një emër të shpallur nga Uashingtoni dhe asnjë shenjë se procesi ka nisur. Kjo diferencë e qartë mes Athinës dhe Tiranës interpretohet si një tregues i ftohjes së raporteve mes SHBA dhe Shqipërisë.
Nëse Athina është ende në pritje, por me një emër të siguruar, Tirana ndodhet në errësirë totale diplomatike. Në këtë mënyrë, vendi ynë rrezikon të përballet me një izolim të heshtur nga administrata amerikane, duke humbur mbështetjen e drejtpërdrejtë që për vite me radhë ka qenë një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme shqiptare. Nëse kjo gjendje zgjat, marrëdhëniet mes Tiranës dhe Uashingtonit pritet të zbresin në nivelet më të ulëta historike, duke pasur pasoja në planin politik, ekonomik dhe të sigurisë. Rama në “listën e zezë” të Trump
Një nga arsyet pse Donald Trump po e trajton Edi Ramën me një qëndrim kaq të ftohtë lidhet me orientimin e kryeministrit shqiptar në kampin e kundërt politik. Për vite me radhë, Rama ka ndërtuar një aleancë të ngushtë me George Soros dhe fondacionet e tij, duke e promovuar agjendën e Soros-it në Shqipëri dhe në rajon, si në reformat institucionale apo edhe në politikën e jashtme.
Ky pozicionim i hapur e ka vendosur Ramën si një nga liderët më besnikë të Soros në Ballkan, duke i ofruar mbështetje politike e propagandistike çdo iniciative të tij. Por me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kjo marrëdhënie është kthyer në një barrë të rëndë për kryeministrin shqiptar. Trump e ka shpallur Soros-in një nga armiqtë më të rrezikshëm të interesave amerikane. Në këtë logjikë, çdo aleat i Soros-it shihet automatikisht si pjesë e kampit kundërshtar. Rama nuk bën përjashtim.
Përkundrazi, për shkak të qëndrimeve të tij publike dhe lidhjeve të dokumentuara me rrjetin e Soros, ai tashmë është futur në “listën e zezë” të Trump, duke u trajtuar si një lider i padëshiruar dhe i pabesueshëm për administratën e re amerikane. Bllokimi i ambasadorit të ri për Shqipërinë, që ndodh pikërisht në një moment kur Trump po plotëson me shpejtësi vendet kyçe në përfaqësitë diplomatike në botë, nuk është thjesht një rastësi apo vonesë burokratike. Është një mesazh i koduar, por shumë i qartë: Edi Rama është vënë nën lupën e Trump dhe nuk konsiderohet më partner strategjik.
Ky sinjal politik e vendos Shqipërinë në një pozitë tejet të vështirë. Nëse kryeministri shqiptar këmbëngul të mbajë lidhjet e tij me Soros, ai do të vazhdojë të përplaset me murin e ftohjes amerikane, duke e shtyrë vendin drejt një izolimi të heshtur diplomatik dhe duke e rrezikuar mbështetjen tradicionale që SHBA i ka dhënë Tiranës. Në këtë skenar, Shqipëria rrezikon të kthehet nga një aleat historik i Amerikës në një vend të margjinalizuar në hartën gjeopolitike të administratës Trump, vetëm për shkak të zgjedhjes personale të Ramës për të lidhur fatin e tij me Soros-in. Dhe ky është paralajmërimi më i fortë që vjen sot nga Uashingtoni. Kujtojmë se kryeministri ka tentuar që të afrohet me administratën e Trump, por ata i kanë bllokuar çdo rrugë.
Në shkurt 2025 Rama u përpoq të siguronte një foto me zëvendëspresidentin J.D. Vance, por përpjekja u stopua nga Susan Ëiles shefja e kabinetit të presidentit Trump – e cila thuhet se i dërgoi një mesazh ndërmjetësve: “He is a Sorosbuffoon. Stay as far aëay as possible”. SHBA nuk e uroi drejtëpërdrejt Ramën as për zgjedhjet e 11 majit. Në vend të një mesazhi personal, Ambasada Amerikane ripostoi një deklaratë të DASH që fliste për vlerat demokratike dhe zgjedhje të lira, pa përmendur Ramën. Trump nuk i harron as sulmet e Ramës në 2016. “Unë flas për një gjë që është e qartë edhe për vetë amerikanët, nuk jam unë që e them. Në qoftë se bëhet President i Amerikës, është fatkeqësi e amerikanëve jo fatkeqësi e imja. Juve ju referuat kolegëve tuaj në median europiane, por t’ju referohemi kolegëve tuaj në median amerikane thonë shumë më tepër se kaq për këtë qasje të një kandidati që është një turp i madh për Amerikën dhe pikëpyetje e madhe për të gjithë qytetërimin tonë”, ka thënë dikur Rama.
/Gazeta Sot/
















