Connect with us

Shqipëri

Detaje të reja nga atentati në Shkodër

Publikuar

më

Shkodra u trondit mbrëmjen e djeshme nga një atentat i mirëorganizuar, ku u ekzekutua me armë zjarri Kristian Kola, 34 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, pranë kinema “Republika”, duke ngritur dyshime se kemi të bëjmë me vrasës profesionistë.

Të dhënat pranë grupit hetimor zbulojnë se Kola kishte shkuar në një lokal për të takuar një mikun e tij. Sapo ai dhe shoku i tij dolën nga lokali, dy persona të maskuar me skafandra dhe të veshur me të zeza, të cilët udhëtonin me një motor, u shfaqën papritur. Njëri prej tyre, i cili dyshohet se kishte një armë zjarri me silenciator, qëlloi nga një distancë e afërt drejt 34-vjeçarit. Plumbat e kapën në pjesën e gjoksit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Shoku i tij, i cili ndodhej pranë, arriti të shpëtonte pa lëndime.

Policia po punon për të zbardhur ngjarjen, por deri tani raportohet se nuk ka një pistë konkrete hetimi. Mënyra e ekzekutimit, me motor, silenciator dhe me persona të maskuar, sugjeron se autorët mund të jenë vrasës me pagesë. Hetuesit dyshojnë se ata e kishin mbajtur nën vëzhgim objektivin dhe nuk përjashtohet mundësia e ekzistencës së informatorëve.

Në dëshmitë e para, dyshohet se motori i përdorur në atentat mund të jetë i njëjti që është parë para dy netësh duke ndjekur viktimën në zonën e Bardhajve. Për momentin, ky informacion është duke u verifikuar. Gjatë natës, Policia ka kryer kontrolle të shumta dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, por ende pa rezultat për identifikimin e autorëve.

Viktima Kristian Kola, i cili nuk kishte precedentë penalë, punonte në një kompani ndërtimi së bashku me të atin. Së fundmi, firma e tyre po punonte për rikonstruksionin e kinemasë në Shkodër. Mbetet mister pse një person pa histori kriminale u bë objektiv i një atentati të tillë.

Një vit e gjysmë më parë, Kola ka pasur një konflikt për motive të dobëta, por sipas policisë, ky konflikt ishte zgjidhur dhe nuk është një pistë e besueshme hetimi. Gjithashtu, ai kishte udhëtuar dy herë për periudha të shkurtra jashtë Shqipërisë, por nuk është raportuar për ndonjë konflikt të mundshëm as atje.

Advertisement
Lajme10 minutes ago

Erdhi nga Belgjika për pushime në Kosovë, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda shtëpisë

Lajme12 minutes ago

Shasivari: Provimi i jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias, kërkohet mendim urgjent për modelin e ri

Lajme16 minutes ago

Hoxha me lajm të mirë për bletarët: Paguhen 156,6 milionë denarë për 5.716 përfitues

Lajme16 minutes ago

Pretendime për parregullsi në UNT: Komisioni recenzues anashkalon kuadër me notë mesatare 9.89 për ta punësuar Nora Taravarin, bashkëshorten e liderit të ASH-së Arben Taravari

Maqedoni31 minutes ago

Bekim Sali: Pas 35 vitesh pritje, provimi i jurisprudencës në shqip merr dritën jeshile

Maqedoni40 minutes ago

Alarm në Universitetin e Tetovës: Ish-studenti kërcënon me shkrim dekanin dhe profesorët, policia ngre kallëzim penal!

Shqipëri1 hour ago

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

Lajme2 hours ago

Pas reagimeve të VLEN-it zbutet Dimitrievski, vendos flamurin shqiptar në Komunën e Kumanovës

Sport2 hours ago

Lavdrim Kasami grumbullohet te Maqedonia U19 për eliminatoret 2027

Kosovë2 hours ago

Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj…

Lajme2 hours ago

Musa Xhaferi pengon ratifikimin e marrëveshjes për kontrollin kufitar hyrje-hyrje me Shqipërinë

Maqedoni3 hours ago

Filipçe godet Mickoskin për Alta Bankën: “Është kryeministër apo ndërmjetës për shitjen e bankave?”

NA NDIQ NË FACEBOOK