Lajme
Daut Memishi viziton Nerashtin, pritet nga banorët

Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Tearcës, Daut Memishi, mbrëmë ka zhvilluar një sërë vizitash në të gjitha shtabet zgjedhore të komunës. Një ndër ndalesat kryesore ishte edhe fshati Nerasht, ku ai u prit masivisht nga banorët.
Mbështetja e banorëve të Nerashtit u reflektua në pjesëmarrjen e gjerë dhe entuziazmin që shoqëroi takimin me kandidatin. Memishi, gjatë vizitës së tij, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përfaqësimit dinjitoz të komunës në institucionet vendore, duke u zotuar për angazhim maksimal në shërbim të qytetarëve.












