Connect with us

Lajme

Daut Memishi takon banorët e Nerashtit, nis fushatën derë më derë

Publikuar

Pas faljes së namazit të Xhumasë, kandidati për komunën e Tearcës, Daut Memishi, u ndal në fshatin Nerasht ku zhvilloi një bisedë të ngrohtë e të lirë me banorët lokalë.

Në atmosferë miqësore, ai u ndal për kafe dhe dëgjoi shqetësimet, idetë dhe pritjet e qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me ta.

“Do të vazhdojmë, derë më derë, fshat më fshat e mëhallë për mëhallë,” u shpreh Memishi, duke paralajmëruar një fushatë të fokusuar te afërsia me qytetarët dhe dëgjimi i zërit të tyre.

Fushata e tij në Tearcë po merr hov, me takime që synojnë të sjellin më afër institucionet dhe banorët, duke ndërtuar një besim të ndërsjellë për zhvillimin e komunës.

NA NDIQ NË FACEBOOK