Connect with us

Ndryshe

Çudira shqiptare – I riu zhvesh rrobat në mes të rrugës dhe … VIDEO

Publikuar

Një skenë e pazakontë është regjistruar në qytetin e Përmetit, ku disa turistë janë parë duke u larë në mes të rrugës, pa u shqetësuar aspak për rrethin apo kushtet jo të përshtatshme. Sipas banorëve, ngjarja ka ndodhur në një zonë pranë qendrës, ku kalojnë çdo ditë qytetarë dhe vizitorë të tjerë.

Dëshmitarët thonë se turistët kanë përdorur ujë të rrjedhshëm dhe mjetet e tyre personale për t’u larë, në një mënyrë që shumëkush e ka quajtur primitive dhe aspak të hijshme për një vend publik. Kalimtarët u habitën dhe shprehën habi për mungesën e çdo ndrojtjeje nga ana e tyre.

Banorët kërkojnë që autoritetet vendore të marrin masa për t’i orientuar vizitorët drejt ambienteve të përshtatshme, duke ruajtur standardet e higjienës dhe respektin për hapësirat publike.

/jOQ/

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK