Connect with us

Shqipëri

Çim Peka zbulon “tradhtinë” brenda PD: Ky deputet demokrat bën plazh me Vullnet Sinajn…

Publikuar

Gazetari Çim Peka ka sulmuar ashpër deputetin e Partisë Demokratike për Vlorën, Bujar Leskaj, pas kundërshtimit të këtij të fundit ndaj emërimit të Gazment Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Peka hodhi akuza të forta, duke lënë të kuptohet se arsyeja e vërtetë e qëndrimit të Leskajt lidhet me interesa personale dhe miqësi me deputetë socialistë, në vend që me parime politike.

Peka mbrojti vendimin e Sali Berishës për t’i besuar drejtimin e grupit parlamentar Gazment Bardhit, duke e cilësuar atë si më të përshtatshmin për momentin. “Nuk shikoja dikë më të përshtatshëm se Gazment Bardhi. Bardhi ka dhe artikulim, dhe guxim dhe është ajo që në këto kushte që është opozita, i duhet një opozite,” tha Peka.

Në vijim, gazetari sulmoi drejtpërdrejt Leskajn, duke iu referuar raportit të tij me deputetin socialist Vullnet Sinaj. Peka aludoi se Leskaj e ka prioritet miqësinë me Sinajn, në vend të detyrave politike, duke hedhur poshtë arsyetimin e tij kundër Bardhit. “Nëse motivi është se pse ka kërkuar djegien e mandatit të Vullnet Sinajt dhe unë e kam shok, ky është banalitet,” tha Peka.

Ai e sfidoi Leskajn për rezultatin katastrofik në zgjedhjet e fundit në Vlorë, duke theksuar se ai nuk denoncoi manipulimet e pretenduara. “Ti zotëri (Bujar Leskaj) mos bëj plazh me Vullnet Sinajn gjithë verën por dil e denonco vjedhjen nëse do të bësh opozitë. Nëse s’do të bësh opozitë dhe bën lojë për interesa personale, bëj si të duash,” përfundoi Peka. Këto deklarata ngrenë pikëpyetje serioze mbi ndarjet e brendshme në Partinë Demokratike dhe akuzat për “pazare” me kundërshtarët politikë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK