Connect with us

Bota

Burri vret gruan, plagos vajzën dhe partnerin e saj, më pas kryen vetëvrasje

Publikuar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Vjenë, ku një burrë me origjinë serbe kreu një krim të tmerrshëm, duke lënë pas tre viktima. Ai vrau bashkëshorten e tij, plagosi rëndë vajzën dhe partnerin e saj, dhe më pas i dha fund jetës.

Sipas raportimeve nga mediat austriake, krimi ndodhi në lagjen Leopoldstadt. Trupi i gruas u gjet para apartamentit, ndërsa vajza 24-vjeçare dhe i dashuri i saj 26-vjeçar u gjetën brenda ndërtesës, të plagosur rëndë. Vajza ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Pas krimit, autori u largua me makinë. Policia filloi një operacion të gjerë për kapjen e tij, por burri u gjet i plagosur rëndë në veturën e tij dhe vdiq pak pas kësaj. Hetimet paraprake konfirmuan se ai i dha fund jetës me vetëvrasje.

Në apartament ishin edhe dy fëmijë të tjerë, të cilët dëshmuan ngjarjen, por nuk pësuan lëndime fizike.

Ndërsa motivet e sakta të krimit mbeten nën hetim, autoritetet po punojnë me hipotezën se shkaku mund të ketë qenë një divorc i afërt mes çiftit.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK