Shqipëri
Burri qëllohet me thikë në kraharor – Emri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Himarë, ku një 69-vjeçar, i identifikuar si Përparim Popa, ka mbetur i plagosur me thikë. Viktima ka marrë plagë të rënda në kraharor dhe për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës për mjekim të specializuar.
Ngjarja ndodhi në orët e pasdites. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mbërritën në vendngjarje dhe nisën punën për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij krimi.
Deri në këto momente, shkaqet e konfliktit dhe identiteti i autorit mbeten të panjohura. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur personin përgjegjës.
















