Lajme
Bujar Osmani: Çdo ditë rritet besëlidhja jonë për Çairin e ri

Kandidati për Komunën e Çairit nga radhët e AKI-së, Bujar Osmani, ka theksuar sot se mbështetja për vizionin e tij po kthehet në një lëvizje të pandalshme.
“Çdo ditë rritet besëlidhja jonë! Mbështetja për Çairin e ri po bëhet një lëvizje e pandalshme. Çdo qytetar që na bashkohet është dëshmi e seriozitetit tonë. Më 19 Tetor, ky bashkim do të kthehet në forcë vendimtare. #Bashkë do ta ndërtojmë Çairin e ri”, ka shkruar Osmani.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e kësaj nisme, duke theksuar se vetëm me unitet mund të ndërtohet një Çair më i fortë dhe më i zhvilluar.

















