Lajme
Bujar Osmani: Asnjëherë më parë nuk kemi qenë kaq të bashkuar”

Kandidati i AKI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka zhvilluar aktivitet me banorët në këshillin vendor “Faik Konica” në Çair.
“Asnjëherë më parë nuk kemi qenë kaq të bashkuar për t’i thënë jo nënshtrimit, jo servilizmit, por po barazisë dhe drejtësisë. Asgjë më pak se barazi e plotë, me dinjitet dhe me të drejta të plota,” u shpreh Osmani.
Ai shtoi se fushata e tij do të fokusohet tek fuqizimi i shqiptarëve në Çair dhe në mbarë vendin, duke theksuar se vizioni i tij është një shoqëri më e barabartë dhe me respekt të ndërsjellë.
















