Kosovë
Buja viziton Shpellën e Gadimës: Do të mbështesim bujtinat, produktet vendore dhe nismat e ekoturizmit


Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja ka vizituar Shpellën e Gadimës, të cilën e ka vlerësuar si një nga mrekullitë natyreore më të rrala që ka Kosova dhe rajoni.
Kjo perlë e nëntokës, sipas Bujës, nuk është vetëm pasuri natyrore, por edhe mundësi e madhe për zhvillim ekonomik e turisitik për komunën e Lipjanit.
Buja është zotuar se në mandatin e ardhshëm, do të investojë në infastrukturë moderne, lidhjen e shpellës me Prishtinën e aeroportin, si dhe promovimin e saj në rrjete sociale dhe në tregun ndërkomëbtar.




















