Lajme
Blerim Sejdiu, uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Në mesazhin e tij, ai theksoi se 1 Shtatori është një ditë gëzimi e emocionesh, kur shkollat mbushen me zëra fëmijësh dhe buzëqeshje nxënësish.
“Sot, të gjithë bashkë nisim një rrugëtim të ri në botën e dijes dhe të miqësisë, dhe shkollat tona janë me kushte optimale dhe moderne. Uroj nga zemra të gjithë nxënësit shumë suksese, nota të larta dhe ditë të mbushura me dije e lumturi,” ka deklaruar Sejdiu.
Ai shprehu mirënjohje dhe mbështetje edhe për mësuesit, duke u dëshiruar shëndet dhe forcë që me përkushtim të jenë udhërrëfyes të brezave të rinj, ndërsa prindërve u uroi durim e krenari për arritjet e fëmijëve të tyre.
“Le të jetë ky vit shkollor vit i ëndrrave të realizuara, i miqësive të reja dhe i arritjeve të mëdha. Urime dhe suksese të gjithë nxënësve në ditën e parë të shkollës,” shtoi ai.
















