Lajme
Blerim Sejdiu takon banorët e Uzurmishtit: Bashkë i bëjmë realitet projektet e së ardhmes

Kryetar i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Uzurmisht, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Shtabit Zgjedhor, Latif Arifi.
Në këtë tubim, Sejdiu foli për projektet që janë duke u realizuar si dhe ato që planifikohen në të ardhmen, me theks të veçantë në infrastrukturë, ujësjellës dhe iniciativa për rininë.
Ai tha se takime të tilla shërbejnë për të forcuar lidhjen me qytetarët, ndërsa shtoi se vizioni i tij ndërtohet mbi nevojat dhe idetë e tyre.
“Uzurmishti ecën përpara sepse punët nuk ndalen. Bashkë i bëjmë realitet projektet e së ardhmes”, deklaroi Sejdiu.
















