Connect with us

Lajme

Blerant Ramadani premton projekte konkrete për Shishovën

Publikuar

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, kandidati i Aleancës për Komunën e Sarajit (AKI), Blerant Ramadani, zhvilloi një takim me banorët e fshatit Shishovë.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryetari aktual, Iljas Veseli, si dhe shefi i shtabit komunal, Senehat Murtezani.
Gjatë diskutimeve, Ramadani prezantoi disa projekte që, sipas tij, do të përmirësojnë dukshëm jetën e banorëve të zonës:
Rekonstruktimi i shkollës së fshatit, për të garantuar kushte moderne mësimi për nxënësit.
Asfaltimi i rrugës përgjatë lumit Treska, për të lehtësuar qarkullimin dhe për të rritur sigurinë rrugore.
Ndërtimi i një ure për këmbësorë mbi lumin Treska, që do të mundësojë lidhjen më të shpejtë dhe më të lehtë mes dy anëve të fshatit.
Blerant Ramadani theksoi se me vizion të qartë dhe projekte të realizueshme, të mbështetura nga qytetarët, ekipi i tij është i bindur për fitoren më 19 tetor.

NA NDIQ NË FACEBOOK