Lajme
Bilall Kasami: Xhepçishti gati për Kapitullin e Dytë të zhvillimit

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati për një mandat të dytë, Bilall Kasami, ka zhvilluar një vizitë në fshatin Xhepçisht, së bashku me bartësin e listës për Tetovë, Albi Qamilin, ministrin e Ekonomisë dhe shefin e shtabit për Tetovën, Besar Durmishin, zëvendësministrin e Bujqësisë, Albrim Hoxha, si dhe funksionarë të tjerë të VLEN-it dhe kandidatë për këshilltarë.
Kasami tha se gjatë takimit u diskutua për sfidat dhe prioritetet e fshatit, ndërsa njoftoi banorët se shumë shpejt do të nisin punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në Xhepçisht, së bashku me gjithë infrastrukturën përcjellëse. Sipas tij, ky projekt financohet tërësisht nga Komuna e Tetovës dhe do të zgjidhë probleme shumëvjeçare të banorëve.
“Konstatuam bashkërisht se Tetova ka nevojë të vazhdojë përpara me Kapitullin e Dytë të zhvillimit, ku do të merr hov transformimi i vendbanimeve tona. Tetova s’ndalet,” u shpreh Kasami.



















