Connect with us

Lajme

Bilall Kasami takon ambasadorin e Austrisë, Martin Pamer

Publikuar

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka mirëpritur ambasadorin e Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Martin Pamer. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe në rajon, si dhe për procesin e integrimit evropian, të cilin Kasami e cilësoi si “opsionin e vetëm” për vendin.

Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në këtë rrugëtim dhe theksoi se bashkëpunimi do të thellohet edhe më tej, përmes realizimit të projekteve konkrete në nivel lokal që janë në interes të qytetarëve.

NA NDIQ NË FACEBOOK