Lajme
Bilall Kasami në Lisec: Tetova ka njerëz të mëdhenj dhe zemërbardhë

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, vazhdoi vizitën në malësinë e Tetovës duke ndalur në Lisec për bashkëbisedim dhe kafe me banorët. Ai theksoi se mikpritja e ngrohtë e banorëve i jep besim se Tetova ka njerëz të mëdhenj dhe zemërbardhë.
Gjatë takimit, Kasami diskutoi për problemet që kërkojnë zgjidhje dhe për projektet që synojnë zhvillimin e Lisecit dhe të Tetovës. Ai u shpreh se banorët e malësisë kanë qenë gjithmonë shtylla e vendit, me punë, nder dhe besë.
Kryetari Kasami bëri thirrje që më 19 tetor të dëshmohet se kur malësia dhe qyteti bashkohen, zhvillimin nuk e ndalon askush.


















