Lajme
Bilall Kasami me banorët e lagjes Qendër: Tetova meriton zhvillim të qëndrueshëm

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar sot një takim me banorët e lagjes Qendër, ku, sipas tij, është diskutuar hapur për sfidat dhe nevojat e qytetit.
Kasami theksoi se qytetarët kërkojnë një Tetovë të zhvilluar, të pastër dhe të denjë për të gjithë. Ai premtoi projekte konkrete që do të përfshijnë rrugë të rregulluara, hapësira të gjelbra dhe shërbime moderne për çdo familje.
“Bashkë me banorët, me vizion të qartë dhe me punë të përbashkët, do ta kthejmë këtë dëshirë në realitet”, u shpreh Kasami.















