Connect with us

Lajme

Bilall Kasami: Lagjja “Shaip Kamberi” e vendosur të vazhdojë zhvillimin

Publikuar

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë, Albi Qamilin, ministrin e Ekonomisë dhe shefin e shtabit për Tetovë, Besar Durmishin, si dhe funksionarë e kandidatë të tjerë për këshilltarë, zhvilloi takim me banorët e lagjes “Shaip Kamberi”.

Kasami theksoi se gjatë mandatit të parë janë realizuar projekte të rëndësishme për qytetin, ndërsa paralajmëroi fillimin e një investimi të ri me peshë për këtë lagje.
“Me kënaqësi i informova banorët se së shpejti nisim punimet për ndërtimin e ‘Rrugës së Shtipit’, një rrugë me rëndësi vitale për këtë zonë,” tha Kasami.

Ai shtoi se entuziazmi i qytetarëve shihet kudo në Tetovë dhe se transformimi i qytetit do të vazhdojë me “Kapitullin e Dytë të zhvillimit”.
“Tetova s’ndalet,” përfundoi kandidati i VLEN-it.(INA)

NA NDIQ NË FACEBOOK