Connect with us

Lajme

Bilall Kasami: Fuqizimi i gruas është fuqizimi i gjithë shoqërisë

Publikuar

më

Tetovë – Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëkohësisht kandidat për edhe një mandat, Bilall Kasami, mori pjesë në ditën e dytë të aktivitetit për fuqizimin e gruas shqiptare, organizuar nga Shoqata “Women Alb World” në bashkëpunim me Komunën e Tetovës.

Në këtë ngjarje, ku u mblodhën aktiviste, profesioniste dhe lidere shqiptare nga fusha të ndryshme, u diskutua për çështje kyçe si barazia gjinore, lidershipi dhe fuqizimi ekonomik i grave.

Kasami theksoi se “fuqizimi i gruas është fuqizimi i gjithë shoqërisë” dhe se vetëm kur gratë të kenë vendin e merituar në arsim, politikë, ekonomi e kulturë, Tetova dhe shqiptarët kudo do të kenë një të ardhme më të ndritur.

Ai garantoi mbështetjen e tij të plotë për çdo nismë që i jep zë dhe hapësirë grave shqiptare, duke shtuar se aktiviteti i dy ditëve ishte një dëshmi e fortë se vetëm bashkë – burra dhe gra – mund të ndërtohet një shoqëri më e drejtë dhe më e barabartë.

Kasami shprehu falënderim për organizatorët dhe pjesëmarrëset, duke vlerësuar angazhimin dhe mesazhin e fuqishëm që përcollën gjatë këtyre ditëve.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK