Connect with us

Lajme

BDI-Zhelinë: Borxhi komunës nuk mbulohet me statuse në Facebook

Publikuar

Komuna e Zhelinës gjatë ditës së sotme reagoi se borxhi i komunës nuk është 6 milion Euro. Ndaj këtij reagimi reagoi BDI-Zhelinë duke theksuar se Borxhini komunës nuk mbulohet me statuse në Facebook, shkruan Top24

“Borxhi nuk mbulohet me statusa në Facebook, as me propagandë.

Ligji i obligon që llogarinë përfundimtare ta publikojnë në uebfaqen e komunës.

Pse nuk e bëjnë?

Sepse aty del sheshit e vërteta, Komuna e Zhelinës po falimenton nga papërgjegjësia e tyre.

👉 Boll me mashtrime!

Nxirrni llogarinë, tregoni sa është borxhi i vërtetë, ose pranoni fajin para qytetarëve”, thonë nga BDI-Zhelinë.

NA NDIQ NË FACEBOOK