Maqedoni
BDI akuzon Komunën e Çairit për shpërdorim prej 100 mijë eurosh në kontrata fiktive

Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar drejtuesit e Komunës së Çairit për shpërdorim të afërsisht 100 mijë eurove nga buxheti i qytetarëve, përmes një kontrate që sipas tyre është fiktive dhe me çmime të fryra artificialisht.
“Komuna e Çairit ka shpërdoruar afër 100 mijë euro nga paratë e qytetarëve, duke i derdhur në kontratë fiktive për materiale të ashtuquajtura propaganduese siç janë: notesa, defterë, stilolapsa, çadra, bluza, kapele, broshura, flet-falënderime, me sasi prej qindra mijëra copësh. Përveç çmimeve të fryra katër-pesëfish më shtrenjtë sesa kushtojnë realisht, këto materiale nuk ekzistojnë askund. Askush nuk i ka parë”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Sipas partisë, marrëveshja e firmosur kap vlerën prej 5.854.806 denarësh (rreth 100.000 euro) dhe nuk ka sjellë asnjë përfitim për qytetarët e Çairit.
















