Lajme
Bajram Rexhepi viziton tregun tradicional të së enjtes në Tetovë

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, së bashku me të rinjtë nga lista e këshilltarëve të AKI-së, vizitoi sot tregun tradicional të së enjtes pranë Arabati Baba Teqesë.
Ai bisedoi me shitësit për sfidat e tyre të përditshme, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ekonomisë vendore dhe përmirësimit të kushteve për punëtorët. Rexhepi u shpreh se Tetova ka nevojë për një organizim më të mirë dhe më shumë hapësirë për njerëzit e punës.
“#BashkëPërTetovën”, theksoi ai, duke shpalosur vizionin e tij për një qytet më të zhvilluar dhe më të rregulluar.












