Connect with us

Lajme

Astrit Iljazi kandidat për këshilltar në Shkup: Shkupi ka nevoj për vizion të ri

Publikuar

Astrit Iljazi ka shpallur sot zyrtarisht kandidaturën e tij për këshilltar në qytetin e Shkupit, duke garuar nga radhët e koalicionit VLEN nën numrin rendor 4.

Iljazi theksoi se ky hap nuk është vetëm ambicie personale, por një përgjegjësi për të përfaqësuar zërin e qytetarëve në institucionet vendimmarrëse.
“Shkupi ka nevojë për një politikë të pastër, për vizion të ri dhe për njerëz që i shërbejnë popullit, jo vetes. Unë besoj se me VLEN-in do ta kthejmë Shkupin në qytet të barazisë, të zhvillimit dhe të mundësive për të gjithë. Me bashkimin tonë, fitorja është e sigurt, sepse Shkupi VLEN më shumë!”, u shpreh Iljazi.

Koalicioni VLEN ka paralajmëruar një garë të fortë në zgjedhjet lokale në Shkup, me synim ndryshime konkrete për qytetin dhe qytetarët e tij.

Iljazi aktualisht ushtron edhe funksionin e drejtorit në HEC Treska.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK