Maqedoni
ASH: Uniformat vetëm në maqedonisht, dëshmi e nënshtrimit të VLEN-it ndaj VMRO-së

Vendimi që uniformat e reja të policisë të jenë vetëm në gjuhën maqedonase është skandaloz dhe përbën shkelje flagrante të barazisë gjuhësore të garantuar me Marrëveshjen e Ohrit dhe me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ky veprim e nxjerr në pah, edhe njëherë, fytyrën e vërtetë të diskriminimit institucional ndaj shqiptarëve.
Ky rast, për të satën herë, dëshmon nënshtrimin e plotë të VLEN-it në Qeveri – një subjekt që ka shitur kauzën shqiptare për interesa personale, për një grusht vota të VMRO-DPMNE-së dhe për të mbrojtur drejtuesit e vet nga dosjet që duhet të trajtohen në gjykata për krime, keqpërdorime dhe korrupsion, veçanërisht në Tetovë dhe Çair.
Shqiptarët kanë sakrifikuar shumë për barazi. Ky poshtërim nuk mund dhe nuk do të pranohet.
Aleanca për Shqiptarë















