Connect with us

Lajme

Arifi: Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim në Likovë nis rrugëtimin drejt fitores

Publikuar

Likovë – Besëlidhja, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në Likovë, ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale, duke i dhënë mbështetje të plotë kandidatit për kryetar të komunës, Erkan Arifi, si dhe listës së këshilltarëve komunalë.

Në takimin e mbajtur sonte, shtabet komunale të AKI-së njëzëri votuan përkrahjen për Arifin dhe listën e këshilltarëve, e cila udhëhiqet nga d-r Zekirja Shaini dhe profesoresha Sara Osmani-Neziri, e deri tek kandidati numër 19, që përfshijnë profesionistë nga fusha të ndryshme.

Ngjarjen e përshëndeti edhe deputeti i zonës, Rijad Shaqiri, i cili theksoi rëndësinë e unitetit dhe mbështetjes së fuqishme për AKI-në në Likovë.

“Ky është fillimi i një rrugëtimi drejt fitores më të madhe deri më tani. Me ekipin tonë të profesionistëve, jam i bindur se do ta vazhdojmë dhe forcojmë zhvillimin e komunës sonë,” u shpreh kandidati për kryetar, Erkan Arifi. (INA)

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK