Connect with us

Lajme

Arben Taravari uron Edi Ramën për mandatin e katërt si Kryeministër i Shqipërisë

Publikuar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e betimit të tij për mandatin e katërt qeverisës.

Në mesazhin e urimit, Taravari e ka cilësuar këtë mandat si dëshmi të legjitimitetit dhe besimit që qytetarët shqiptarë i kanë dhënë Ramës dhe vizionit të tij për zhvillimin e vendit.

“Ky besim është njëkohësisht edhe një përgjegjësi e madhe për të çuar përpara zhvillimin ekonomik të vendit, forcimin e demokracisë dhe ndërtimin e një shteti modern e të drejtë,” thuhet në urimin e kreut të Aleancës për Shqiptarët.

Taravari ka shprehur gjithashtu urime për kabinetin e ri qeveritar, duke shprehur bindjen se puna e kësaj qeverie do të sjellë rezultate konkrete për qytetarët. Ai ka nënvizuar se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian duhet të jetë një nga prioritetet kyçe të mandatit të ri, si një arritje me rëndësi historike për të gjithë shqiptarët.

Në përfundim të urimit, Taravari i ka dëshiruar Ramës shëndet, vendosmëri dhe suksese në këtë rrugëtim sfidues, duke theksuar se:
“Suksesi i Shqipërisë është edhe sukses i gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë.”

NA NDIQ NË FACEBOOK