Lajme
Anila Reçica Llugiqi: “12 tetori është fitorja jonë”

Kandidatja për Asamblenë Komunale të Lipjanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe njëheritë Drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Lipjan, Anila Reçica Llugiqi, ka përcjellë një mesazh falënderues për përkrahësit e saj dhe të forumit të partisë në tubimin e sotëm të mbajtur në Lipjan.
“Vulë e festës sonë! Forumi ynë është frymëzim i të gjitha kohëve. Falemnderit që më bëni krenare në çdo hap që e bëjmë bashkë! LDK është dashni. 12 tetori është fitorja jonë!” – ka shkruar Reçica Llugiqi.
Në zgjedhjet lokale të tetorit, LDK kërkon edhe një mandat për kryetarin Imri Ahmeti.






















