Lajme
Albrim Hoxha: VLEN dhe Struga janë gati për fitoren më 19 tetor

Zv/ministri i Bujqësisë dhe njëherësh shefi i shtabit të VLEN në Strugë, Albrim Hoxha, deklaroi se ekipi i tij është i motivuar dhe plot energji për zgjedhjet e 19 tetorit.
Në takimin e mbrëmshëm me shtabin lokal në Strugë, ai theksoi se ekipi i VLEN është i përgatitur dhe vizionar, duke ditur çfarë dëshiron dhe si ta arrijë.
“Struga do të ketë përfaqësimin që meriton dhe fitorja do të jetë bindëse. VLEN është gati, Struga është gati!”, u shpreh Hoxha.


















