Lajme
Albi Qamili: Kultura është identitet dhe forcë që bashkon Tetovën

Bartësi i listës për Komunën e Tetovës nga koalicioni “VLEN”, Albi Qamili, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, deputetë dhe funksionarë të tjerë, morën pjesë në Festivalin e Këngës Qytetare “Teuta”, i cili u mbajt në Pallatin e Kulturës në Tetovë.
Në këtë ngjarje kulturore, Qamili theksoi rëndësinë e mbështetjes së trashëgimisë dhe artit vendor, duke e cilësuar kulturën si më shumë se art e muzikë. “Kultura është identitet, është trashëgimi dhe një forcë që bashkon komunitetin tonë”, u shpreh ai, duke shtuar se Tetova ka potencial të jashtëzakonshëm kulturor që duhet zhvilluar e promovuar edhe më shumë.















