Connect with us

Shqipëri

Aksidenti fatal i merr jetë adoleshentit shqiptar

Publikuar

Një aksident i rëndë rrugor i mori jetën pasditen e djeshme 16-vjeçarit Manuel Leti, i lindur në Itali nga prindër shqiptarë dhe student i informatikës në Cfp Zanardelli.

Rreth orës 14:30, në rrugën “4 Nëntori” të Artognes (provinca e Brescia-s), Manueli po udhëtonte me motorin e tij KTM Duke 125, kur në kryqëzimin me rrugën “Caduti della Resistenza” u përplas në pjesën e përparme me një Audi që drejtohej nga një 44-vjeçar. Përplasja ishte e lehtë, por motori humbi stabilitetin dhe goditi një shtyllë ndriçimi. Goditja fatale e rrëzoi në tokë, dhe pavarësisht kaskës, plagët në gjoks e bark ishin vdekjeprurëse.

Një mik i Manuelit, që udhëtonte me një motor tjetër, e pa ngjarjen por nuk mundi të bëjë asgjë. Ambulanca dhe helikopteri i emergjencës mbërritën menjëherë, por mjekët konfirmuan vdekjen në vend.Kryetarja e Bashkisë së Artognes, Barbara Bonicelli, e cilësoi tragjedinë “të papranueshme” dhe bëri apel për kujdes të shtuar në rrugë. Edhe kryetari i Pian Camuno, Giorgio Ramazzini, shprehu dhimbje për familjen: “Një familje e respektuar, është e vështirë të gjesh fjalë.”

Ky aksident e çon në 21 numrin e viktimave me motor në provincën e Brescias këtë verë, tre prej tyre vetëm 16-vjeçarë. Funerali i Manuelit do të mbahet të hënën, 22 shtator, ora 16:30, në Kishën e Shën Familjes në Pian Camuno.

Advertisement
Maqedoni35 minutes ago

Rasti “Bellanoce-Baron”: Nis ekstradimi, vazhdon gjykimi

Shqipëri1 hour ago

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Lajme1 hour ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Lajme2 hours ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni3 hours ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni3 hours ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni3 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri4 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë4 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni4 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni4 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë4 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

NA NDIQ NË FACEBOOK