Connect with us

Shqipëri

Aksident tragjik – Një i vdekur dhe disa të plagosur

Publikuar

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka vdekur një person dhe kanë mbetur të lënduar dy të tjerë, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, si dhe për disiplinimin e trafikut.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK