Connect with us

Shqipëri

Aksident me vdekje

Publikuar

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin rrugor Peqin–Elbasan.

Nga informacionet paraprake mësohet se një furgon është përplasur me një makinë pastrimi (automjet i mbeturinave). Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një prej punëtorëve të pastrimit, shtetasi Bedri Dedej.

Përplasja mes dy mjeteve ka qenë shumë e fortë, ku punëtori ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, teksa mësohet se ai ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e aksidentit

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK