Lajme
AKI – Tetovë: Edhe pas katër vitesh Tetova nuk ka asnjë parking të ri

BDI ka reaguar ndaj kryetarit aktual në Tetovë, Bilall Kasami, duke e akuzuar për dështim në realizimin e premtimeve për ndërtimin e 7 parkingjeve me kate brenda 6 muajve, premtim i bërë në vitin 2021.
Sipas BDI-së, pas katër vitesh, Tetova nuk ka asnjë parking të ri, ndërsa qytetarët paguajnë më shumë për vend-parkimet ekzistuese.
Partia akuzon gjithashtu se Ndërmarrja Publike “Parkingu i Qytetit” ka punuar me humbje mbi 25 milion denarë në katër vitet e fundit, humbje të mbuluara nga buxheti i komunës. Sipas BDI-së, kjo tregon menaxhim të dobët dhe favorizim të militantëve partiakë me vende pune.
BDI ftoi qytetarët që më 19 tetor të votojnë për menaxhim me plan dhe llogaridhënie në Tetovë.
















