Sport
Adrian Bajrami braktis Shqipërinë për të luajtur me Zvicrën!

Mbrojtësi Adrian Bajrami ka vendosur që të braktisë kombëtaren e Shqipërisë për të luajtur me Zvicrën, bëjnë të ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit, transmeton TV21. Mbrojtësi Adrian Bajrami, sipas FSHF-së, ka bërë këtë zgjedhje për t’iu bashkuar helvetëve, pasi ka luajtur më parë vetëm 3 miqësore me kuqezinjtë në periudhën kur ata drejtoheshin nga Edi Reja.
Njoftimi i plotë nga Federata Shqiptare e Futbollit
Në vend të Ylber Ramadanit, i cili nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për shkak dëmtimi, është thirrur Enis Çokaj, mesfushor i Levadiakosit në kampionatin grek, që ka qenë edhe më parë pjesë e Kombëtares A, ku numëron 5 ndeshje.
Pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet e shtatorit nuk do të jetë as Ernest Muçi, i cili ka vuajtur nga dhimbje të mesit me shenja të inflamacionit të diskut. Pas konsultimit me stafin mjekësor të klubit dhe doktorin e Kombëtares, është vendosur që ai të mos thirret për këto ndeshje.
















