Connect with us

Maqedoni

Adnan Azizi: Shqiptarët do të përgjigjen për tradhtitë e BDI-së më 19 tetor

Publikuar

Shefi i Shtabit të VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër pas deklarimeve të fundit të kryediplomatit Bujar Osmani. Sipas Azizit, dje Osmani publikisht e pranoi takimin me të arratisurin nga drejtësia, Nikola Gruevski, ndërsa sot e mohon, duke e cilësuar këtë si “gënjeshtër në gjendje paniku” për shkak të reagimeve të fuqishme të komunitetit shqiptar.
“BDI dhe Bujar Osmani edhe sot bashkëpunojnë me Nikola Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin. Arratisja e Gruevskit u organizua me mbështetjen e tyre, ndërsa Ligji për amnisti për Mijallkovin u votua pikërisht me votat e tyre,” ka deklaruar Azizi.
Ai ka përmendur gjithashtu përkrahjen që BDI ka dhënë gjatë viteve për projektin “Shkupi 2014”, duke e lidhur me rastet “Monstra” dhe “Lagjja e Trimave” si dhe sulmet ndaj shqiptarëve.
“BDI është partia që gjithmonë ka qenë në linjë me boshtin Vuçiq–Gruevski. Shqiptarët nuk do të mashtrohen edhe një herë. Më 19 tetor ata do të japin përgjigjen e tyre ndaj gënjeshtrave dhe tradhtive të BDI-së,” ka thënë Azizi.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK