Connect with us

Maqedoni

Adnan Azizi në Zhelinën e Sejdiut: Tre rrugë të reja po asfaltohen në fshatin Llërcë

Publikuar

Shefi i shtabit të VLEN-it, Adnan Azizi i shoqëruar nga kreu i Zhelinës Blerim Sejdiu, ka bërë të ditur se në fshatin Llërcë po realizohet asfaltimi i tre rrugëve të reja.

Ai theksoi se zhvillimi i Komunës së Zhelinës shihet përmes punëve konkrete në terren dhe investimeve që prekin jetën e qytetarëve.
“Ne flasim me punë. Ne flasim me realizim projektesh në terren. Komuna e Zhelinës çdo ditë shkon duke u zhvilluar. Ne nuk i lëmë vendbanimet tona pa rrugë e pa kanalizim si ju Zajazin,” u shpreh Azizi.

Ky projekt i infrastrukturës, sipas tij, është pjesë e angazhimit të VLEN për të ofruar zhvillim të barabartë në çdo vendbanim.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK