Lajme
Abdulselam Selami shpallet “Ambasador i Paqes” në Tiranë

Federata e Paqes Universale (UPF) i ka dhënë titullin e lartë “Ambasador i Paqes” Abdulselam Selamit, duke vlerësuar kontributin e tij në forcimin e urave të mirëkuptimit dhe bashkëjetesës mes njerëzve.
Në një reagim pas marrjes së këtij titulli, Selami u shpreh se ky çmim nuk është thjesht një vlerësim personal, por një nderim për çdo qytetar të Shkupit dhe më gjerë. Ai theksoi se përgjegjësia që sjell ky titull është një thirrje për të vazhduar përpjekjet drejt paqes dhe respektit reciprok.
“Ky çmim është për mua një privilegj dhe një përgjegjësi. Paqja fillon nga secili prej nesh,” – u shpreh Selami, duke falënderuar UPF për vlerësimin.
Federata e Paqes Universale nderon me këtë titull personalitete që kontribuojnë në promovimin e dialogut, harmonisë dhe bashkëjetesës në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

















