Connect with us

Lajme

Abdi Baleta kalon te Zoti

Publikuar

Abdi Baleta, një diplomat, një ndër emrat e PD-së në fillimet e saj, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Ish-ambasador i Shqipërisë në OBK, ai gjithsesi nuk vijoi me karrierë politike veç viteve të para të pluralizmit, duke u angazhuar më së shumti në vitet pasuese me publicistikë, duke u shfaqur kritik i ashpër i komunizmit shqiptar si dhe një ithtar i patriotizmit që duhet të karakterizonte politikën si dhe qenien shqiptare. Jo drejtpërdrejt, ishte dhe një kritik i PD-së. Gjithsesi, largimin nga aty e bëri pa bujë e zhurmë, si dhe pa thënë kurrë arsyet se pse u divorcuar me forcën e drejtuar nga Berisha.

Më vonë, do ishte dhe një nga zërat më të fuqishëm në mbrojtje të Islamit dhe muslimanëve shqiptare, të gjendur para një stuhie islamafobie në rilindjen e tyre besimore.

Për shumë vite ishte botues i gazetës Rimëkëmbja.

Në një bografi të shkurtër për të, thuhet se lindi në fshatin Gur i Bardh të Matit në vitin 1941. Abdi Baleta studioi drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe më pas marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë.

Deri në vitin në vitin 1983 shërbeu në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB, në Neë York, SHBA. Ai kreu detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec nga viti 1983 deri në vitin 1987 dhe të pedagogut të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë nga 1987 në vitin 1995.

Në vitet 1991-1996 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike.

Ka lënë pas disa vepra publicistike, si dhe emrin e një intelektuali luftarak për të vërtetat historike shqiptare. /tesheshi.com/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK