Connect with us

Shqipëri

A do pranohej Basha si garues për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Fatmir Mediu

Publikuar

Edhe pse Partia Demokratike nuk e ka ende një emër të përzgjedhur për ta vënë përballë socialistes Ogerta Manastirliu për Bashkinë e Tiranës, brenda forcës politike opozitare kanë nisur negociatat për një kandidat.

Në rubrikën “Info Weekend” në Klan News, Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane tha se ka nevojë që kandidati të mos jetë një figurë politike, pasi këto të fundit janë pjesë e paragjykimeve, çka sjell rezultate negative.

“Megjithatë, unë e them me bindje, ajo që duhet është të tejkalojmë figurat politike. Figurat politike ndajnë opozitën, për shkak të gjykimeve dhe paragjykimeve që janë. Edhe Fatmir Mediu, nuk përjashtohet nga ky paragjykim”, tha ai.

Por a mos është një garë shumë e fortë për t’ia besuar një të riu? Për Mediun, debati për nevojat e qytetarëve është më i fortë në përballje me qeverinë.

“E fortë do të jetë debat mes asaj se çfarë kanë nevojë qytetarët dhe asaj se çfarë kemi ne si realitet, të një bashkie plotësisht të manipuluar, të kontrolluar, me procese tërësisht të korruptuara në bashkëpunim me qeverinë. Përballë kësaj, unë mendoj që debate që duhet të bëjë opozita, nuk është thjesht debati i mazhorancës, por përfshirja e qytetarëve.

Një kandidaturë e cila vjen si bashkëpunim i forcave politike, nëse është e mundur, padyshim do jetë rruga më e mirë për të zgjidhur këtë situatë. Unë mendoj se opozita ka nevojë për përfshirjen e sa më shumë qytetarëve në proces, për përfshirjen e sa më shumë autoriteteve që ndoshta janë më afër opozitës apo janë opozitare me qeverinë dhe nuk bëjnë pjesë në nivelin e drejtimit politik të opozitës”, tha ai.

Nëse ish-demokrati, Lulzim Basha do të ofrohej për të kandiduar për Tiranës, mos ndoshta kjo do të ishte një vijë e kuqe për opozitën? Mediu nuk dha një përgjigje të prerë për këtë gjë, por gjithashtu as nuk e mohoi mundësinë e përfshirjes së Bashës në këtë proces. Sipas tij, për aq kohë sa është rezultat me konsensusin e të gjithë anëtarëve të partisë, bëhet e vlefshme politikisht.

“Unë mendoj se figurat politike pranohen atëhere kur pranohen nga të gjithë. Prandaj është më mirë të kemi një proces diskutimi të përbashkët të figurave, për sa i përket atyre që do kandidojnë dhe pas saj të bëhet përzgjedhja me konsensus. Çdo gjë me konsensus është e vlefshme politikisht, jo vetëm për opozitën, por edhe për Shqipërinë”, tha ai.

Kujtojmë se ditën e sotme, Partia Demokratike ka nisur negociatat me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediun, si dhe atë të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Ky është hapi i parë zyrtar që hedh PD për përzgjedhjen e kandidaturës që do të garojë së shpejti në Bashkinë e Tiranës përballë Ogerta Manastirliut të PS-së.

The post A do pranohej Basha si garues për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Fatmir Mediu first appeared on JavaNews.al.

Lajme5 minutes ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni33 minutes ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni33 minutes ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni1 hour ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri2 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë2 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni2 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni2 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë2 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

Lajme2 hours ago

Qeveria e parë politike në Maqedoni, 5 ministra shqiptarë pjesë e saj

Maqedoni2 hours ago

Afera e Këlnit: Qindra njerëz nga Ballkani përballen me dëbim, përfshirë qytetarë të Maqedonisë

Kosovë2 hours ago

Arrestohet në Prishtinë reperi Mossi

NA NDIQ NË FACEBOOK