Connect with us

Kosovë

69 raste në Prokurori nga Auditori: Shkelje në fonde publike, energji dhe prona komunale

Publikuar

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka dërguar tek Prokurori i Shtetit gjithsej 69 çështje të evidentuara në 103 raporte të auditimit financiar dhe pajtueshmërisë për sezonin 2024/2025.

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, tha se këto çështje lidhen kryesisht me dyshime për shkelje dhe parregullsi në prokurimin publik, subvencione dhe transfere, investime kapitale, si dhe paga dhe mëditje.

Ai theksoi gjithashtu se ZKA-ja ka evidentuar probleme të theksuara në mbrojtjen e pasurive natyrore dhe në menaxhimin e energjisë së ripërtëritshme.

Duke komentuar auditimin e periudhës 2017-2024 në KOSTT, Ministri të Ekonomisë dhe ZRRE, Halilaj tha se ZKA-ja ka vërejtur se “Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) nuk kishte arritur të menaxhojë Fondin në mënyrë efikase”.

“Janë identifikuar mangësi gjatë fazës testuese të prodhuesve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, po ashtu edhe në procesin e organizimit të shitblerjes së energjisë së ripërtëritshme si dhe në realizimin e të hyrave për Fondin. Më tutje, Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk ka kryer monitorimin efektiv të Fondit. Ministria e Ekonomisë nuk ka bërë monitorimin e zbatimit të politikave të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe arritjen e caqeve të cilat i kishte vendosur para vitit 2020. Gjetjet kryesore të këtij auditimi janë: mangësi të fazës testuese dhe certifikimit të prodhuesve të energjisë së ripërtëritshme, KOSTT-i nuk kishte menaxhuar balancat në mënyrë efikase, Ministria e Ekonomisë nuk ka qenë mjaftueshëm aktive në monitorimin dhe përshtatjen e caqeve karshi zhvillimeve në sektorin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë”, tha Halilaj.

Ndërkaq, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, prezantoi rezultatet e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2024, duke bërë të ditur se buxheti i shtetit është mbyllur me suficit, por me sfida serioze në zbatimin e projekteve kapitale.

Ajo ka thënë se shteti ka pasur të hyra mbi 3.2 miliardë euro, apo rritje prej rreth 370 milionë eurosh ose 13 për qind më shumë se një vit më herët. E shpenzimet, sipas saj, ishin afër 3.2 miliardë euro, që përfaqëson 88% të buxhetit final për shpenzime, me një rritje prej 270 milionë eurosh krahasuar me vitin paraprak. Spanca ka përmendur çështjen e planifikimeve dhe zbatimit të projekteve infrastrukturore dhe problemet me shpronësime.

“Bilanci bankar, deficiti buxhetor dhe borxhi publik janë mbajtur brenda kufijve ligjor. Viti 2024 është mbyllur me një suficit buxhetor prej 52.8 milionë euro, ose 0.5% të BPV-së. Sa i përket borxhit publik, në fund të vitit ai ishte 1.7 miliardë euro, që përbën 16.9% të BPV-së. Krahasuar me vitin paraprak, ka pasur një rritje prej 74 milionë eurosh ose 4.5%. Megjithatë, vazhdon të mbetet sfidë fakti se fondet e huazuara nga jashtë nuk janë përdorur me efikasitet, pavarësisht pagesës së interesit huamarrës. Kryesisht kjo, për shkak të problemeve në planifikimin dhe zbatimin e projekteve infrastrukturore, si dhe vështirësive me procesin e shpronësimeve. Projektet e pafilluara apo realizuara nga këto fonde, janë në vijim: për 10 kredi të projekteve në vlerë prej rreth 197 milionë euro, të ratifikuara gjatë viteve 2016-2024, fondet nuk janë tërhequr (disbursuar) fare; ndërsa për 12 kredi të tjera, me vlerë 275 milionë euro, të cilat duhet të përmbyllen deri më 2026, deri në fund të vitit 2024 janë shfrytëzuar vetëm 114 milionë euro apo 42% e mjeteve”, tha Spanca.

Ajo prezantoi edhe gjetjet specifike për komunat, duke theksuar se Komuna e Prishtinës ka shfaqur mangësi serioze në administrimin e pasurisë publike.

“Komuna nuk ka menaxhuar si duhet pronat nën administrimin e saj. Kontrollet e brendshme nuk kanë funksionuar dhe procesi i planifikimit nuk ka qenë i plotë e transparent. Mungon një regjistër i përditësuar i pronave, nuk janë miratuar rregullore të brendshme dhe lista e vitit 2024 nuk është aprovuar nga Kuvendi Komunal. Janë identifikuar raste kur prona është dhënë në shfrytëzim pa respektuar procedurat ligjore dhe pa miratimin e Kuvendit Komunal”, tha Spanca.

Ajo ka përmendur edhe Komunën e Prizrenit për një sërë mangësish, por edhe atë të Gjilanit.

“Auditimi i kryer në Komunën e Prizrenit ka nxjerrë një sërë mangësish, si: mosrespektimi i afateve ligjore nga ofertuesit dhe mosveprimi i komunës për ekzekutimin e sigurimit të ofertës. Vendimet e Kuvendit Komunal për dhënien e pronave pa vlerësimin e ligjshmërisë nga MAPL dhe devijimi nga qëllimi i investimit. Bëhet fjalë për pronën e dhënë me qira në Tregun ‘Bajram Curri’ në Prizren për të cilin MAPL ka konstatuar se vendimi për qiradhënie nuk është në përputhje me dispozitat ligjore duke theksuar anashkalimin e përfitimit ekonomik dhe interesit publik. Për më tepër, pavarësisht qëllimit të dhënies me qira, ZKA ka vërejtur se përfituesi i pronës ka ndërtuar lokale afariste të ndryshme e jo një objekt për ruajtjen dhe konservimin e produkteve bujqësore siç ishte paraparë në kontratë. Dhënia me qira e pronës palëve të treta pa aprovimin e Kuvendit Komunal. Kjo është identifikuar në 8 raste. Menaxhimi jo i mirë i kontratave, mungesa e mbikëqyrjes dhe përdorimi i pronave nga palë të treta pa aprovime kanë cenuar integritetin dhe legjitimitetin e menaxhimit të pasurisë komunale. Informimi i pamjaftueshëm i Kuvendit Komunal mbi kontratat dhe gjendjen e pronave kufizon vendimmarrjen efektive, duke reflektuar menaxhim të dobët, ulë transparencën dhe rrit rrezikun e keqmenaxhimit të aseteve komunale. Po ashtu, edhe në Komunën e Gjilanit ZKA ka identifikuar një sërë mangësish”, tha ajo.

Maqedoni7 minutes ago

Rasti “Bellanoce-Baron”: Nis ekstradimi, vazhdon gjykimi

Shqipëri37 minutes ago

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Lajme48 minutes ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Lajme2 hours ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni2 hours ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni2 hours ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni3 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri3 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë4 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni4 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni4 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë4 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

NA NDIQ NË FACEBOOK