Connect with us

Lajme

Zv/ministri Hoxha takon fermerët e Likovës: Mbështetje konkrete për bujqësinë lokale

Publikuar

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, së bashku me drejtorin në Drejtorinë e Kullosave, Bashkim Hasani, zëvendës drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe në Zhvillim Rural, Mevlan Morina dhe Drejtorin e AgroBursës Mevludin Avdiu kanë  zhvilluar një takim me fermerët e komunës së Likovës.

Në këtë takim pjesmarrës ishte edhe kandidati i VLEN-it për komunën e Likovës, Nexhmedin Sadiku.

Në kuadër të vizitës u përgëzua edhe themelimi i Grupit Lokal të Veprimit #EkoLider, një nismë e rëndësishme për institucionalizimin dhe zhvillimin e bujqësisë në rajon, me iniciativë të Ibraim Alilit dhe Menduh Nuhisë.

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, u trajtuan sfidat e përditshme të tyre, arritjet e deritanishme të qeverisë si dhe përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve për të ofruar mbështetje konkrete në sektorin e bujqësisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK