Lajme
Zjarret: dramë në minoritetin grek në Shqipëri, si në Greqinë fqinje

Zjarret e para pak ditëve në fshatrat e Delvinës nuk paskan qenë asgjë në krahasi me këto të fundit. Për ironi, flakët nga fshatrat labë kanë kaluar orët e fundit në fshatrat e minoritetit grek, ku banojnë vetëm pleq.

Dhrovjani, Krongji, Livina, Velahova e Ardhasova, janë ndër ato fshatra të eavkuar plotësisht gjatë natës, ku shumë shtëpi në to u shkrumbun plotësisht, me pleqtë që nuk morrën asgjë me vete veç plaçkave të trupit. Pra, ata sikur i ndoqi fati i flakëvë në fundit në Greqi, edhe aty me fshatra të shkrumbuar.

Ironia tjetër: përballë tyre në pafuqi për t’u shpëtuar shtëpitë, ministri minoritar i Mbrojtjes Pirro Vengu, ndjekës nga afër i operacioneve të shuarjes së flakëve, gjithsesi në kufijtë e të pamundurës, si dhe i operacioneve të evakuimit.

Nga zjarret në këto fshatra, pjesë e Komunës së Finiqit, u rrezikua dhe Hidrocentrali i Bistricës, i ndodhur në rrugën e Syrit të Kaltër apo të aksit të Muzinës që lidh Sarandën me Gjirokastrën. /tesheshi.com/


















