Connect with us

Shqipëri

Zjarr i madh në qendër të qytetit, digjet pallati trekatësh, evakuohen banorët

Publikuar

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të Peshkopisë në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:00. Flakët nisën nga kati i tretë i godinës dhe u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Menjëherë pas alarmit, forcat zjarrfikëse dhe policia mbërritën në vendngjarje dhe nisën evakuimin e banorëve. Falë ndërhyrjes së shpejtë, nuk u raportuan persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Zjarri shkaktoi panik te banorët e zonës, pasi pallati ndodhej në një qendër të populluar, me ndërtesa të tjera shumë pranë.

Shkaku i zjarrit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por dyshimet e para lidhen me një shkëndijë elektrike. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK